Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit

Bota

Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit është mbyllur plotësisht, duke i detyruar anijet cisternë të kthehen, deklaroi transmetuesi iranian Press TV.

Të dhënat e gjurmimit detar treguan se anijeja cisternë Auroura, në rrugën drejt daljes nga Ngushtica, ndryshoi papritur kursin pranë bregdetit të Musandamit (në Oman) dhe kreu një kthesë 180 gradë, duke u kthyer në Gjirin Persik.

Marrëveshja është shkelur, kështu që armëpushimi dhe bisedimet janë të paarsyeshme. Tre nga dhjetë pikat e propozuara nga Teherani për një marrëveshje armëpushimi me SHBA-në, të cilat Donald Trump i quajti “një bazë e mirë për negociata”, janë “shkelur hapur dhe qartë, theksoi kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Ghalibaf, shkruan rainews.it.

‘’Në këtë situatë, një armëpushim dypalësh dhe bisedimet janë të paarsyeshme”, shtoi ai.

Në deklaratë, Ghalibaf gjithashtu tregon “shkeljen” e pikës që përfshiu edhe Libanin në armëpushim.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha se Libani “nuk ishte përfshirë në marrëveshjen” për armëpushimin e vendosur me Iranin “për shkak të Hezbollahut”.

Kur u pyet për qëndrimin e tij ndaj sulmeve izraelite ndaj Bejrutit, Trumpi tha se “ato janë pjesë e marrëveshjes, të gjithë e dinë këtë”, duke i quajtur ato “një përleshje me të cilën do të merremi”. /atsh

ME TE LEXUARAT