Irani ndalon sulmet drejt vendeve fqinje, Presidenti: Kërkojmë falje! Nuk dorëzohemi para SHBA e Izraelit

Bota

Irani ndalon sulmet drejt vendeve fqinje, Presidenti: Kërkojmë falje!

Presidenti Masoud Pezeshkian deklaroi sot se këshilli i përkohshëm i udhëheqjes së Iranit miratoi pezullimin e sulmeve ndaj vendeve fqinje, përveç rastit kur një sulm ndaj Iranit do të vijë nga territori i këtyre vendeve.

Njoftimi erdhi në një moment kur Irani vazhdon të kryejë sulme në rajon si përgjigje ndaj goditjeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Republikës Islamik, informon Reuters.

“Sipas vendimit të marrë dje nga Këshilli, nuk do të ketë më sulme ndaj vendeve kufitare dhe as lëshime raketash, përveç nëse këto vende sulmojnë të parat Iranin”, deklaroi ai në një mesazh televiv  duke bërë thirrje për bashkëpunim rajonal për të vendosur paqe dhe qetësi, sipas agjencisë Fars News Agency.

Pezeshkian theksoi se vendimi i udhëheqjes u është përcjellë forcave të armatosura. 

“U kërkoj falje vendeve fqinje. Nuk kemi asnjë qëllim të pushtojmë vende të tjera”, shtoi Pezeshkian, i cili është një nga tre anëtarët e këshillit të përkohshëm drejtues.

“Ata që mendojnë të shfrytëzojnë këtë moment për të sulmuar Iranin nuk duhet të bëhen marioneta të imperializmit,” tha presidenti, duke shtuar se mbështetja e Izraelit ose SHBA-së nuk është rrugë drejt nderit dhe lirisë

Ndërsa theksoi se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë para SHBA-së dhe Izraelit”. 

“Shtetet armike duhet ta marrin me vete në varr dëshirën për dorëzimin e popullit iranian”, tha Pezeshkian./ORA

 

 

ME TE LEXUARAT