Irani rrit kërcënimet ndaj SHBA dhe Izraelit: Ushtria urdhëron mbikëqyrje “moment pas momenti”

Teherani ka intensifikuar paralajmërimet ushtarake, duke urdhëruar shtabet e ushtrisë të monitorojnë çdo lëvizje të forcave të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Komandanti i përgjithshëm Amir Hatami, gjatë një takimi urgjent me krerët e lartë ushtarakë, kërkoi që çdo operacion tokësor i armikut të kundërshtohet menjëherë dhe pa mëshirë.
Sipas videos së agjencisë shtetërore IRNA, Hatami kërkoi që forcat iraniane të jenë gati për një reagim agresiv dhe të sigurojnë që asnjë sulmues të mos mbijetojë në rast të shkeljes së territorit.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh rajonale dhe synojnë të dërgojnë një mesazh paralajmërues ndaj Uashingtonit dhe Tel Avivit.
Ushtria iraniane është vënë në një fazë të rritjes së gatishmërisë, ku monitorimi i vazhdueshëm dhe reagimi i menjëhershëm janë prioritet.


