17-vjeçari shpallet në kërkim për abuzim seksual ndaj një 10-vjeçari në Gjirokastër

Aktualitet

17-vjeçari shpallet në kërkim për abuzim seksual ndaj

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, i dyshuar për abuzim seksual ndaj një 10-vjeçari, në prani të dy të miturve të tjerë, 9 dhe 10 vjeç.

17-vjeçari është larguar drejt Greqisë para se viktima dhe prindërit e tij të paraqiteshin në policinë lokale për kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, sipas procedurave ligjore.

Hetimet për dokumentimin ligjor të rastit vazhdojnë.

Materialet procedurale janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT