Ja sa kohë do t’i duhej Rusisë të pushtonte Ukrainën
Sipas një analize të fundit nga The Economist, nëse trendet aktuale në fushëbetejë vazhdojnë me të njëjtin ritëm, Rusia mund të arrijë të pushtojë plotësisht rajonet e Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhzhias deri në qershor të vitit 2030. Por për të marrë kontrollin e plotë mbi të gjithë territorin e Ukrainës, asaj do t’i nevojiten edhe 103 vjet të tjera – një objektiv praktikisht i paarritshëm me ritmin aktual të përparimit.
Përkundër një ofensive të madhe verore që përfshiu gjithë vijën e frontit, forcat ruse arritën të fitojnë vetëm 0.4% të territorit ukrainas – një shifër shumë më e ulët se pritshmëritë strategjike të Kremlinit.
Çmimi i kësaj përpjekjeje është tejet i lartë. Vetëm gjatë këtij viti, Rusia ka pësuar mbi 100,000 humbje trupash, duke përfshirë të vrarë dhe të plagosur – ndërkohë që nuk ka arritur asnjë fitore të rëndësishme territoriale në këmbim.