Zjarri në Maliq, nëna humbi jetën me djalin 14-vjecar, vajza 6-vjecre në QSUT në gjendje të rëndë

Aktualitet

Zjarri në Maliq, nëna humbi jetën me djalin 14-vjecar, vajza

Vajza 6 vjeçare e cila pësoi djegie nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq, ka mbërritur në QSUT per trajtim te specializuar ne repartin e djegie plastikes.

E mitura ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve të shumta që ka marrë në trup.

Vajzën e kanë çuar tek pediatria në intubim, dhe mjekimi po i bëhet atje për djegien.

6-vjeçarja është gjetur jashtë shtëpisë e vetëdijshme ndërsa i vëllai, 14-vjeçari Luka Azisllari në gjendje kome dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. 

Ndërsa nëna e saj Merjeme Azitllari 40-vjeçe, humbin jetën pas asfiksisë.

Zjarri në Maliq, nëna humbi jetën me djalin 14-vjecar, vajza

Nëna bashke me djalin humben jeten diten e sotme si pasoje e nje zjarri ne banesen e tyre ne Maliq.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e të dieles, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre, ndërkohë që vajza 6-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Zjarri sipas te dhenave paraprake, erdhi si pasojë e sobës me dru që familja e përdorte për ngrohje.

Flaket kane shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. 

Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

ME TE LEXUARAT