Maldive/ Humb jetën një prej zhytësve që mori pjesë në gjetjen e trupave të pesë italianëve

Bota

Maldive/ Humb jetën një prej zhytësve që mori pjesë

Një zhytës i angazhuar në operacionin për gjetjen e trupave të disa turistëve italianë të mbytur në një shpellë nënujore në Maldive ka humbur jetën gjatë misionit të shpëtimit.

Sipas autoriteteve lokale, zhytësi Mohamed Mahudhee u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por nuk arriti të mbijetojë.

Ai dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së dekompresionit, e cila shkaktohet nga formimi i flluskave të gazit në gjak dhe inde pas daljes së shpejtë nga thellësia e ujit.

Operacioni i kërkimit nisi pas raportimeve për vdekjen e pesë turistëve italianë, të cilët ishin zhytur për eksplorim në shpellat nënujore dhe nuk arritën të dilnin më në sipërfaqe.

Autoritetet po vijojnë hetimet dhe operacionet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

ME TE LEXUARAT