Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA, zbardhet plani për të ndihmuar aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme

Sir Keir Starmer mund të dërgoj mijëra interceptore dronësh në Lindjen e Mesme për të përballuar armët iraniane të cilat janë bërë pengesë e fushatës ushtarake amerikano-izraelite në luftën në Iran, që sipas burimeve ushtarake britanike do i kundërpërgjigjen “aksit të agresionit” mes Rusisë dhe Iranit.
Sistemet anti-drone të koduara “Octopus” janë duke u prodhuar momentalisht në Britani për t’u dërguar në Ukrainë, kundër dronëve rusë të blerë nga Irani. Procesi i prodhimit të këtyre sistemeve është përshpejtuar dhe mendohet se mijëra syresh prodhohen çdo muaj, dhe zyrtarët e ushtrisë britanike po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të tyre në mbrojtjen e Britanisë nga dronet iranian Shahed. Qeveria britanike është duke shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të një anije në Gji, por ende nuk është marrë vendimi. Sistemi interceptues anti-dronë “ Oktapodi” është ideuar nga inxhinierët ukrainas dhe prodhohet në Britani, dhe kushton £ 2260 pound.
Partneriteti mes Ukrainës dhe Britanisë është njoftuar në Janar nga Ministri britanik i Mbrojtjes John Healy. Ukrainasit janë më të mirët në ndalimin e dronëve iranian qe u janë dhënë rusve nga Irani në luftën në Ukrainë.
Ndërkohë një opsion tjetër që po konsiderohet nga ekspertët britanik, sipas The Sunday Times të Londrës, është edhe përdorimi i dronëve autonom gjurmues të minave detare që përdoren nga Grupi i Ekspeditës së Flotës Detare britanike i cili gjendet aktualisht në zonën e Gjirit Persik. Mënyra sesi funksionojnë këta dronë gjurmues minash është duke replikuar imazhin e pranisë së një anije, duke aktivizuar shpërthimin e sigurt te minave detare. Momentalisht Britania ka katër sisteme dronësh në operim ose në prodhim e sipër të koduar; Wilson, Sweep, Seacat dhe MMCM.
Presidenti Trump ka kërkuar angazhimin e aleatëve në zhbllokimin e kalimit detar mjaft të rëndësishëm për transportin e naftës nga Gjiri në pjesët e tjera të botës. Ndihma e supozuar britanike vjen pasi presidenti amerikan tha se shpresonte se aleatët si Britani, do ndihmonin në rihapjen e Gjirit të Hormuzit, kur ditë më parë pat deklaruar se aeroplanmbajtësja britanike nuk ishte e nevojshme në operacionet ushtarake dhe e akuzoj kryeministrin britanik Starmer se po i bashkohej luftës kur amerikanët ndërkohe e kishin fituar atë, por ende jo, ç’bllokimin e kalimit tejet të rëndësishëm detar të mbajtur peng nga Irani në këtë luftë.


