Mbretëria e Bashkuar në bisedime me aleatët e BE-së për të dërguar trupa në Groenlandë

Bota

Mbretëria e Bashkuar në bisedime me aleatët e BE-së për

Britania e Madhe është në bisedime me aleatët evropianë për mundësinë e dërgimit të një force ushtarake në Groenlandë, me synimin për të forcuar sigurinë në Arktik dhe për të “zbutur shqetësimet e Donald Trump” lidhur me mbrojtjen e rajonit. Lajmi raportohet nga gazeta britanike The Telegraph.

Sipas burimeve, ditët e fundit zyrtarë britanikë kanë zhvilluar takime me homologë nga disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, për të nisur përgatitjet fillestare.

Planet, që ndodhen ende në fazë të hershme, mund të përfshijnë dislokimin e trupave tokësore, anijeve luftarake dhe avionëve britanikë për të mbrojtur Groenlandën nga ndikimi në rritje i Rusisë dhe Kinës.

Vendet evropiane shpresojnë se një angazhim i tillë do ta bindë presidentin amerikan Donald Trump të heqë dorë nga ambicia e tij për aneksimin e ishullit strategjik.

Ministrja britanike e Transporteve, Heidi Alexander, deklaroi për Sky News se bëhet fjalë për “diskutime rutinë”. Ajo theksoi se Arktiku po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një rajon me konkurrencë gjeopolitike mes Rusisë dhe Kinës dhe se është e pritshme që Britania të bashkëpunojë me aleatët e NATO-s për të frenuar çdo kërcënim të mundshëm.

ME TE LEXUARAT