Mbreti Charles III në sfilatë mode në Londër pas arrestimit të vëllait të tij

Bota

Mbreti Charles III në sfilatë mode në Londër pas arrestimit

Mbreti britanik Charles III u shfaq sot në një aktivitet publik në Londër, duke marrë pjesë në një sfilatë mode vetëm pak orë pasi vëllai i tij, Princi Andrew, u arrestua nën dyshimin për sjellje të papërshtatshme në detyrë publike.

Monarku përshëndeti kalimtarët teksa mbërriti në prezantimin e stilistit Tolu Coker, pjesë e Javës së Modës në kryeqytetin britanik, dhe u prit me duartrokitje nga të pranishmit. Gjatë shfaqjes ai bisedoi miqësisht me kryetaren e Këshilli Britanik i Modës, Laura Weir, si dhe me stilisten e njohur Stella McCartney, të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve zyrtarë.

Arrestimi i Princit Andrew ndodhi më herët gjatë ditës, pasi policia e ndaloi dhe e mori në pyetje lidhur me dyshimet se ai i kishte dërguar dokumente të klasifikuara qeveritare financierit të ndjerë Jeffrey Epstein. Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik britanik.

 

ME TE LEXUARAT