Me ‘menu’ të pasur drogash në treg, çmontohet grupi që kontrollonte Romën! 9 të arrestuar, 2 shqiptarë
Kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, një ‘menu’ e pasur për tregun e përdoruesve në Romë.
Policia italiane ka goditur organizatën e trafikut, që kontrollonte një pjesë të mirë të territorit në kryeqytetin e vendit fqinj. Të paktën 9 persona janë arrestuar gjatë operacionit të karabinierëve dhe prokurorisë, në goditje të ndara.
Në rrugën Gerolamo Cardano, karabinierët e stacionit të Porta Portese arrestuan një 18-vjeçar shqiptar. I ndaluar ndërsa drejtonte një makinë me qira, i riu u përpoq t’i shmangej një kontrolli duke fshehur shtatë pako që përmbanin gjashtë gramë kokainë dhe 810 euro para të gatshme në të brendshme, por u zbulua shpejt.
Një fat i ngjashëm i ndodhi edhe një tjetër të riu shqiptar, i ndaluar nga njësia e patrullës ndërsa po drejtonte një makinë me qira: gjatë kontrollit, atij iu gjetën në posedim njëmbëdhjetë gramë kokainë, tashmë të ndarë në doza, dhe 45 euro në para të gatshme.
Gjatë të njëjtit operacion, oficerët arrestuan gjithashtu një nigerian 43-vjeçar, i cili, me të parë karabinierët, u përpoq të ikte. Para se të kapej tentoi të gëlltiste dozat, Iu kapën 26 gramë kokainë, 6 gramë kokainë, 11 gramë heroinë, 1 gram marihuanë, 259 euro para të gatshme dhe dy peshore precize.
Gjithashtu, me rëndësi të veçantë ishte operacioni i kryer në Via Massaia, ku karabinierët e stacionit të Garbatella-s arrestuan një 18-vjeçar italian, me 78 gramë hashash, 210 euro në para të gatshme, një peshore precize dhe materiale paketimi. Në Via Costabella, oficerët e stacionit të Trionfale arrestuan dy romanë, çift, një 49-vjeçar dhe një grua 53-vjeçare, të cilëve iu gjet kokainë dhe euro cash.
Një burrë 27-vjeçar nga Ekuadori u arrestua në Via di Pietralata. I ndaluar në një automjet me qira, ai mbante katër gramë drogë të parapërgatitur, një peshore precize dhe 800 euro para të gatshme. Karabinierët e stacionit të Alessandrinës arrestuan dhe një burrë 42-vjeçar nga Roma, i njohur për sjelljen e tij të dyshimtë në rrugë.
Gjatë një kontrolli, atij iu gjetën në posedim tre doza kokaine të fortë, nëntë doza kokaine, dy peshore precize, materiale paketimi dhe 50 euro para të gatshme.
I fundit u kap një 26-vjeçar, që shpërndante kokainë me biçikletë, ndërsa iu sekuestruan edhe mbi 1500 euro cash.