Mediat izraelite zbulojnë DATËN! Ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Izraelin

Bota

Mediat izraelite zbulojnë DATËN! Ja kur synon SHBA t’i

Shtetet e Bashkuara duket se kanë vendosur një afat orientues për përmbylljen e konfliktit me Iranin, duke synuar datën 9 prill, sipas raportimit të Ynet që citon burime nga Izraeli. Megjithatë, kjo mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht nga Uashingtoni.

Konflikti, që ka hyrë në javën e katërt, vazhdon të zhvillohet paralelisht në planin ushtarak dhe diplomatik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se ka përparim në komunikimet me palën iraniane, duke përmendur arritjen e disa pikave të përbashkëta.

Ai gjithashtu njoftoi një ndërprerje pesë-ditore të sulmeve ndaj objekteve energjetike, si shenjë e një klime më pozitive në prapaskenë.

Por reagimi nga Teherani ka qenë i prerë. Autoritetet iraniane mohojnë çdo negociatë dhe e konsiderojnë këtë lëvizje si një shenjë dobësie nga ana e SHBA-së. Sipas tyre, nuk do të ketë bisedime pa u arritur më parë objektivat ushtarake në terren, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës./Shqip

ME TE LEXUARAT