Gjermani, sulmohet me thikë kryebashkiakja e sapozgjedhur e SPD-së! Rëndë në spital, dyshohet se…
Sulmohet me thikë kryebashkiakja e sapozgjedhur e Herdecke (North Rhine-Westfalen) në Gjermani.
Iris Stalzer, 57 vjeçe, anëtare e SPD-së (Partia Social Demokrate dhe një nga forcat politike më të mëdha në vend), thuhet se është në gjendje kritike pas një sulmi para shtëpisë së saj, kurse rrethanat mbeten ende të panjohura.
Sipas BILD, kryebashkiake e sapozgjedhur u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj në Herdecke-Herrentisch të martën (7 tetor).
Ajo thuhet se pësoi plagë të shumta me thikë në stomak dhe shpinë. Djali i saj i adoptuar, 15 vjeç dhe vajza 17 vjeçe ishin në shtëpi.
Mjekët e urgjencës po luftojnë aktualisht për jetën e politikanit të SPD-së.
Pas hulumtimit të gazetarëve, policia ka lëshuar një alarm të madh dhe është duke kërkuar autorët. Një skuadër vrasjesh pritet të marrë përsipër hetimin së shpejti.