Një anëtar i ekuipazhit shpëtohet pas rrëzimit të avionit amerikan F-15 nga ushtria e Iranit

Një avion luftarak amerikan F-15 është rrëzuar mbi Iran, ndërsa një anëtar i ekuipazhit ka mbijetuar, sipas dy zyrtarëve amerikanë. Ende nuk është konfirmuar numri i saktë i personave në bord.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se presidenti Donald Trump është informuar për incidentin, ndërsa as Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk kanë bërë ende deklarata zyrtare.
Mediat iraniane raportojnë se autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 50,000 paundësh për kapjen e pilotëve amerikanë të rrëzuar, por përpjekjet e deritanishme kanë dështuar.
Ky është incidenti i parë i këtij lloji gjatë konfliktit aktual, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sigurinë e ekuipazheve amerikane në rajon.


