Hyn në fuqi vendimi i ri, rritet çmimi i naftës në 224 lekë/litër

Ka hyrë në fuqi vendimi i fundit i Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve, duke sjellë ndryshime të menjëhershme në të gjitha pikat e furnizimit në vend.
Nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme, çmimi i naftës ka arritur në 224 lekë për litër, ndërsa benzina është vendosur në 181 lekë për litër.
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit, operatorët kanë nisur përditësimin e çmimeve në tabelat e karburanteve.
Kjo rritje e naftës konsiderohet si një nga nivelet më të larta të arritura në periudhën e fundit, e ndikuar edhe nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Çmimet aktuale janë përcaktuar pas aplikimit të uljes së akcizës me 20%, e cila ka reflektuar një zbritje prej rreth 9.5 lekësh për litër.
Vendimi po zbatohet në të gjithë vendin, ndërsa qytetarët pritet të ndjejnë drejtpërdrejt ndikimin e rritjes së çmimeve në buxhetin e tyre të përditshëm.


