Thellohet pabarazia në banka, 5% e depozituesve zotërojnë mbi 60% të kursimeve

Aktualitet

Thellohet pabarazia në banka, 5% e depozituesve zotërojnë mbi 60%

Një hendek i dukshëm po krijohet në sistemin bankar në vend, ku një pjesë shumë e vogël e qytetarëve kontrollon shumicën e kursimeve.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, gjatë vitit 2025 depozitat në banka arritën në rreth 13.1 miliardë euro, por mbi 60% e kësaj shume mbahet nga vetëm 5% e depozituesve.

Bëhet fjalë për rreth 137.5 mijë individë me kursime mbi 2.5 milionë lekë, të cilët, edhe pse përbëjnë një pakicë, zotërojnë rreth 8.1 miliardë euro.

Ndërkohë, numri total i llogarive bankare ka arritur në 2.93 milionë, me një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë, ndërsa vlera totale e depozitave ka shkuar në 1.39 trilionë lekë.

Megjithatë, krahas rritjes së kursimeve, vihet re edhe një fenomen tjetër shqetësues: shtimi i llogarive pothuajse bosh.

Sipas raportit, rreth një e treta e depozitave kanë vlera minimale, ku mbi 1 milionë llogari kanë nga 0 deri në 100 lekë.

Kjo situatë tregon një përqendrim gjithnjë e më të madh të parasë në duart e një pakice, duke reflektuar rritjen e pabarazisë ekonomike dhe vështirësitë financiare për një pjesë të madhe të qytetarëve.

ME TE LEXUARAT