Përplasje e fortë në “Big Brother VIP 5”, Rogerti dhe Mateo degradojnë në akuza të rënda

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” janë rikthyer fuqishëm, teksa ditët e fundit të reality show-t po shoqërohen me debate gjithnjë e më të ashpra mes banorëve.
Këtë herë në qendër të përplasjes ishin Rogerti dhe Mateo, të cilët patën një debat që kaloi shpejt nga loja në sulme personale.
Gjithçka nisi nga diskutimet për mënyrën si secili po luan, por situata u përshkallëzua kur u prekën tema jashtë shtëpisë. Rogerti i rikujtoi Mateos një gjobë të përmendur më herët prej tij, duke e përdorur si argument për ta vënë në siklet përballë banorëve dhe publikut.
Nga ana tjetër, Mateo reagoi me tone të forta, duke e sulmuar Rogertin me deklarata që vunë në pikëpyetje identitetin dhe qëndrimin e tij si shqiptar.
Debati mori përmasa edhe më të rënda kur të dy shkëmbyen akuza për moralin, jetën jashtë vendit dhe raportin me shtetin.
Rogerti pretendoi se ka kontribuar më shumë për Shqipërinë, ndërsa Mateo e akuzoi për sjellje të papërshtatshme, duke e cilësuar situatën si provokim të drejtpërdrejtë.
Në kulmin e debatit, nuk munguan as akuzat për evazion dhe përfitime të paligjshme, duke e bërë përplasjen një nga më të fortat e këtij sezoni.
Atmosfera në shtëpi mbetet e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë apo nëse kjo përplasje do të ndikojë në rrjedhën e lojës në ditët finale.


