OKB ngre alarmin: Mbi 240 mijë persona mund të zhvendosen nga përshkallëzimi i konfliktit në Jemen

Përshkallëzimi i luftimeve në Jemen pritet të shkaktojë një valë të re zhvendosjesh në muajt e ardhshëm. Rreth 230 mijë persona mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre brenda vendit, ndërsa më shumë se 10 mijë të tjerë mund të kërkojnë strehim në Xhibuti.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, që prej rifillimit të luftimeve në fillim të shtatorit, më shumë se 130 mijë persona janë zhvendosur brenda Jemenit dhe rreth 3 mijë kanë kaluar në Xhibuti. Nëse konflikti intensifikohet më tej, numri i të zhvendosurve pritet të rritet ndjeshëm, ndërsa lëvizjet e popullsisë mund të shtrihen edhe drejt Somalisë dhe vendeve të tjera të rajonit.


