“Po flas me Putinin tani”, Trump telefonon Presidentin e Rusisë një ditë para takimit me Zelenskyn

Bota

“Po flas me Putinin tani”, Trump telefonon Presidentin e Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Truth Social se ndodhet në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, me fokus përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Biseda është ende në zhvillim, është e gjatë, dhe do të ndaj përmbajtjen e saj, ashtu si edhe presidenti Putin, sapo të përfundojë,” shkroi Trump në njoftimin e tij.

Kjo bisedë vjen një ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington, ku pritet të kërkojë dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi Tomahawk drejt Kievit.

ME TE LEXUARAT