Policia turke bastis bare dhe shtëpi të aktivistëve të komunitetit LGBTQ+, arrestohen 47 persona

Policia turke kreu bastisje dhe 47 arrestime herët mëngjesin e kësaj të diele në bare dhe shtëpi të aktivistëve LGBTQI+, njoftuan autoritetet dhe një nga shoqatat e synuara.
“Brenda kuadrit të operacioneve ‘Familja ime është e sigurt’ të kryera në bashkëpunim me forcat tona të policisë dhe xhandarmërisë, u ngritën procedura ligjore kundër 162 të dyshuarve, 9 shoqatave dhe 13 kompanive në gjithsej 15 provinca , përfshirë ato të Stambollit dhe Ankarasë, shkroi Ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek në X.
???? “AİLEM GÜVENDE” operasyonu başladı.
— Midyat GÜNDEM (@midyatgundem) September 13, 2026
12-13 Eylül’de 6 LGBTİ+ derneği, 10 işletme ve onlarca adrese baskın.
73 hesaba erişim engeli.
KAOS GL dahil yöneticiler gözaltında.
Aile ve çocuk korunacak mı, yoksa propaganda sürecek mi?#AilemGüvende #LGBT pic.twitter.com/zqy15OmvxS
Ministri nuk specifikoi se sa persona janë arrestuar, por theksoi se këto operacione janë pjesë e “Dekadës së Familjes”, e shpallur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të mbrojtur fëmijët, institucionin e familjes dhe rendin shoqëror.
Në Stamboll, policia bastisi një bar dhe një klub nate të konsideruar si strehë për komunitetin LGBTQ+.
Homoseksualiteti nuk është kriminalizuar në Turqi, por homofobia është e përhapur edhe në krye të shtetit, pasi presidenti Erdogan i përshkruan rregullisht personat LGBTQ+ si “pervers” dhe i akuzon ata si përgjegjës për rënien e shkallës së lindjeve.


