SHBA-ja rrit tensionet ndaj Iranit/ Aeroplanmbajtësja e tretë amerikane drejt Lindjes së Mesme
Lajmifundit
/
29 Mars 2026, 11:51
Bota

Grupi goditës i aeroplanmbajtëses USS George H.W. Bush është nisur nga Norfolk, Virxhinia, drejt Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të rriten.
Kjo do të rrisë në tre numrin e aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon, së bashku me USS Gerald R. Ford dhe USS Abraham Lincoln, të cilat tashmë janë dislokuara për të mbështetur operacionet amerikane.
Megjithatë, USS Gerald R. Ford ndodhet aktualisht në Kretë për riparime pas një zjarri të regjistruar në bord, ndërsa grupi i ri goditës është në lëvizje për të forcuar praninë ushtarake amerikane në rajon.


