“Shifrat tronditëse: 760 milionë dollarë në ditë për Putinin nga lufta me Iranin

Bota

“Shifrat tronditëse: 760 milionë dollarë në ditë

Moska po fiton të paktën 760 milionë dollarë në ditë falë rritjes së kërkesës për naftën ruse si pasojë e luftës në Iran.

Sipas Shkollës së Ekonomisë në Kiev, e cituar nga Telegraph, të ardhurat e Kremlinit nga nafta dhe gazi pritet të dyfishohen në mars, duke kaluar nga 12 miliardë dollarë në gati 24 miliardë dollarë.

Edhe nëse lufta përfundon shpejt, të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi mund të arrijnë 218,5 miliardë dollarë në vitin 2026.

Vlen të theksohet se qeveria amerikane ka dhënë “dritën jeshile” për shitjen e naftës ruse, pasi çmimet e saj janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës me Iranin.

Ministria e Financave ka lëshuar një “licencë të përgjithshme” që autorizon shitjen e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës nga Rusia, të ngarkuara në tankerë para 12 marsit, deri më 11 prill./Lajmi i Fundit

ME TE LEXUARAT