Trafikonte kok*inë për mafien shqiptare, arrestohet i shumëkërkuari holandez

Bota

Trafikonte kok*inë për mafien shqiptare, arrestohet i

Një shtetas holandez, i konsideruar si figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, është arrestuar në Kolumbi.

Mediat kolumbiane raportojnë se bëhet fjalë për Glenn Sherman de Freitas, i cili dyshohet se koordinonte transportin e sasive të mëdha të kokainës drejt Evropës, përmes lidhjeve me organizata kriminale në Kolumbi, Spanjë, Holandë dhe Shqipëri.

Sipas raportimeve, de Freitas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, megjithëse profili i tij nuk figuron aktualisht në faqen zyrtare të organizatës. Nuk dihet ende nëse profili është hequr pas arrestimit të tij.

Autoritetet kolumbiane dyshojnë se holandezi kishte rol të rëndësishëm në hartimin e metodave për fshehjen e drogës dhe organizimin e trafikut të saj drejt vendeve evropiane. Ai akuzohet se ka përdorur Aeroportin El Dorado për transportimin e ngarkesave me kokainë.

I shumëkërkuari u arrestua në një lagje të kryeqytetit Bogota, ku gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti 10 kilogramë kokainë, një revolver, municione si dhe 456 milionë peso kolumbiane, që përkthehen në rreth 106 mijë euro.

Mediat kolumbiane raportojnë gjithashtu se ndaj tij është paraqitur një kërkesë ekstradimi në Holandë, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Shërbimi i Prokurorisë Publike holandeze.

Hetimet për aktivitetin e rrjetit kriminal vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë lidhjet e tij me grupet e trafikut të drogës në disa vende të Evropës.

 

ME TE LEXUARAT