Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Marrëveshje për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se Irani ka 48 orë për të “bërë një marrëveshje” ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe “ferri do të bjerë mbi ta”.
Në një postim në Truth Social, ai shkruan: “Mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të bërë një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron.
48 orë para se i gjithë ferri të bjerë mbi ta. Lavdi Zotit! Presidenti donald j. Trump.”
Më 27 mars, Trump njoftoi se po pezullonte çdo sulm ndaj impianteve energjetike iraniane për 10 ditë nga ai moment.
Në një postim tjetër pak më herët, ku fliste kryesisht për përfitimet që tarifat i kanë sjellë ekonomisë amerikane, ai e mbylli me: “E gjithë kjo dhe, njëkohësisht, duke hequr qafe një Iran bërthamor. MAGA!!!”.


