Vetëm 77 anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit që nga nisja e luftës! Një vit më parë ishin 1.229

Që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, i shpërthyer pas sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, vetëm 77 anije kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit. Kryesisht bëhet fjalë për anije që i përkasin të ashtuquajturës “flotë fantazmë”.
Këtë e pohon kompania e të dhënave detare Lloyd's List Intelligence.
“Ne kemi regjistruar 77 kalime që nga fillimi i muajit përmes ngushticës, të cilën Rojet e Revolucionit iranian duan ta mbajnë të mbyllur,” theksoi Bridget Diakun, analiste e Lloyd's List Intelligence.
Për krahasim, midis 1 dhe 11 marsit 2025 ishin regjistruar 1.229 kalime në këtë ngushticë, thekson kjo kompani e të dhënave e lidhur me revistën e specializuar detare Lloyd’s List./Shqiptarja


