VIDEO/Momente dramatike, veturat rrëmbehen nga përmbytjet vdekjeprurëse që kanë goditur Bullgarinë

Bota

VIDEO/Momente dramatike, veturat rrëmbehen nga përmbytjet

Pamjet tregojnë dhjetëra makina që rrëmbehen në Elenite, ndërsa përmbytjet shkatërrojnë pjesën juglindore të Bullgarisë, shkruan Daily Mail.

Të paktën tre persona, përfshirë dy shpëtimtarë, kanë vdekur, me qindra të evakuuar dhe një gjendje emergjence të shpallur përgjatë bregdetit të Detit të Zi, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore shfaqin pamjet “apokaliptike” në rrugët e qyteteve bullgare në juglindje të vendit, ku shumë vetura lëviznin nëpër ujë sikur të ishin nga letra.

Nuk është bërë e ditur shuma e dëmeve materiale apo nëse pritet të ketë përmirësim të motit në Bullgari, që prej ditësh është goditur nga reshjet e mëdha të shiut.

ME TE LEXUARAT