Aksident i rëndë në Greqi: Gruaja shqiptare plagoset rëndë në fabrikën e frutave

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë në Greqi: Gruaja shqiptare plagoset

Një grua shqiptare 40-vjeçare ka pësuar plagë serioze në kokë në një fabrikë përpunimi frutash në Kiato, Greqi, ku një makineri i kapi flokët dhe i shkaktoi dëmtime të rënda fizike, përfshirë humbjen e një pjese të skalpit.

Incidenti ndodhi më 1 prill teksa gruaja po punonte në linjën e prodhimit. E plagosura u dërgua menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Flokët dhe pjesë të lëkurës së saj u gjetën të vendosura në një qese.

Sipas hetimeve paraprake, dy personat që e shoqëruan në spital deklaruan fillimisht se e kishin gjetur atë në rrugë, por autoritetet dyshojnë se ky version mund të ketë qenë për të fshehur faktin që gruaja ndodhej në Greqi pa dokumentacion të rregullt.

Pronari i fabrikës, një shtetas grek 42-vjeçar, u arrestua fillimisht, por më pas u lirua. Hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjes dhe përgjegjësinë e pronarit vijojnë.

ME TE LEXUARAT