Detaje të rënda nga ngjarja në Podujevë: Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja mbajti peng të moshuarën…

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, Kosovë, ku 3 persona ndërruan jetë.
Raportohet se Ardita Gashi, pasi ka vrarë Iliaz Brahimin, me të cilin dyshohet se kishte lidhje intime, ka shkuar në banesën e 73-vjeçares Miradije Gashi, bashkëshortja e xhaxhait të saj. Sipas mediave në Kosovë, 31-vjeçarja e ka marrë atë peng të moshuarën duke i drejtuar armën. Në fund, 31-vjeçarja ka qëlluar me armë të moshuarën e më pas veten me plumb në kokë. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes, teksa familjarët kanë dëshmuar se raportet mes tyre ishin shumë të mira.
Sipas prokurorisë, motivi i rastit ende nuk është i njohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të ngjarjes.


