'Garonin të vrisnin gratë më të bukura'/ Akuza ndaj ‘turistëve snajperistë’ të Sarajevës

Turistët që udhëtuan mijëra kilometra për të qëlluar ndaj civilëve të pafajshëm gjatë rrethimit të Sarajevës, garuan se kush mund të vriste gratë më të bukura, pretendon një libër, shkruan Daily Mail.
Persona të pasur nga Rusia, Kanadaja dhe SHBA-ja bënin udhëtime fundjave në qytetin me shumicë myslimane dhe paguanin luftëtarë serbë për t’u bashkuar me të ashtuquajturin Safari i Sarajevës, midis viteve 1992 dhe 1995.
Sipas një libri të gazetarit kroat Domagoj Margetiç, një mori dokumentesh I janë dorëzuar autorit nga një oficer i inteligjencës boshnjake përpara se ai të vritej në vitin 1996. Oficeri kishte mbledhur prova, duke përfshirë dosje që tregonin se turistët u paguanin trajnerëve të tyre serbë thuajse 35,000 paund në atë kohë – për të qëlluar drejt burrave dhe grave të moshës së mesme.
Por gratë e reja do të kërkonin një çmim më të lartë prej 95,000 markash, ndërsa objektivat më të shtrenjta ishin gratë shtatzëna, me një çmim prej 110,000 markash. konflikti i përgjakshëm i cili la më shumë se 11,500 civilë të vrarë
Pretendimet se turistët perëndimorë, përfshirë britanikët, gjermanët, spanjollët dhe italianët, si dhe snajperët nga Rusia, SHBA-ja dhe Kanadaja paguanin shuma më të larta për të qëlluar ndaj fëmijëve, u trajtuan në një dokumentar të vitit 2022./TopNews


