Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

Kosovë&Rajon

Gazetarët bojkotojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti,

Gazetarët kanë bojkotuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke lëshuar mikrofonat dhe kamerat në tokë.  Kjo situatë ndodhi derisa Kurti ishte duke dalur nga Kuvendi, ku edhe dështoi të zgjedhet kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Kurti në seancat e mëhershme është pyetur nga gazetarët rreth konsitutimit të Kuvendit, pro ai kishte refuzuar të përgjigjet.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë një reagim lidhur me rastin, ka kanë shkruar se gazetarët e kameramanët e medieve vendore kanë vendosur mikrofonët e kamerat e tyre në tokë, këtë të mërkurë, në kohën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti po dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të shkuar në Qeveri.

“Ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave”, thuhet në reagim.

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë akterët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme sic është konstituimi i legjislaturës së re.

ME TE LEXUARAT