Kosova përgatit Pakon e Inflacionit 2.0 për të përballuar rritjen e çmimeve të naftës

Kosovë&Rajon

Kosova përgatit Pakon e Inflacionit 2.0 për të përballuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se qeveria do të sjellë një pako të re ekonomike, të quajtur "Paketa e Inflacionit 2.0", me vlerë prej 200 milionë eurosh, për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në përballjen me rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë.

Në seancën parlamentare ku diskutohej situata e çmimeve, Kurti theksoi se vendimi nuk është të kërkohet një zgjidhje e shpejtë, por një masë e drejtë, e dobishme dhe e qëndrueshme për ekonominë.

Ai nënvizoi se deri tani furnizimi me derivate nuk ka pësuar ndërprerje dhe efekti më dramatik i inflacionit nuk është ndjerë ende plotësisht.

Kryeministri gjithashtu foli për mbështetjen e transportit publik urban dhe ndërurban, duke theksuar se masat e mëparshme, si ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën, kanë pasur ndikim të kufizuar dhe nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemet afatgjata.

“Detyra jonë është të zgjedhim rrugën më të drejtë dhe më të qëndrueshme, jo atë më të lehtë,” tha Kurti, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndaj krizës globale të çmimeve të energjisë.

ME TE LEXUARAT