LVV dhe LDK bashkojnë votat në Vushtri/ Paralajmërim për koalicion në qeverinë qendrore?

Kosovë&Rajon

LVV dhe LDK bashkojnë votat në Vushtri/ Paralajmërim për

Koalicioni i parë pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë është nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për komunën e Vushtrisë.

Xhafer Tahiri, kandidati i LDK-se për kryetar të kësaj komune, që humbi në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Vetëvendosjen e Albin Kurtit për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Entuziazmin për këtë bashkëpunim nuk e fshehu kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti që zgjodhi të udhëtonte personalisht drejt kësaj komune, për të marre pjesë në ceremoninë e organizuar për këtë ngjarje politike.

Kurti tha se nga kjo marrëveshje presin që të punohet çdo orë dhe në interesin e qytetarëve, duke bekuar kandidatin e tij Sylejman Meholli për fitore ne raundin e dyte te zgjedhjeve qe do te mbahen me 9 shkurt.

Kandidati i Vetëvendosjes, të cilin Tahiri ka zgjedhur ta mbështesë në raundin e dytë, ka marrë 30.77% të votave, ndërsa vetë Tahiri i LDK mori vetëm 19.81% të votave ne raundin e pare te votave, edhe pse i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%, duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë loje.

Lëvizjen e tij Xhafer Tahiri i LDK e quajti si një marrëveshje që nuk u bë kundër askujt, edhe pse lëvizjet në këtë moment politik vijnë në kohen kur çdo sinjal lidhet edhe me diskutimet për koalicion për qeverinë qendrore, për të cilin Albin Kurti nuk i ka gjetur ende numrat.

Vetë Lidhja Demokratike e Kosovës është distancuar nga veprimi i kandidati te tyre, duke deklaruar publikisht se për këtë akt nuk ka patur një vendim të partisë.

ME TE LEXUARAT