Osmani: Vuçiçi po i tregon botës se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit

Kosovë&Rajon

Osmani: Vuçiçi po i tregon botës se nuk ka zgjedhur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve për luftë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si një rikthim të rrezikshëm në kapitujt më të errët të historisë së Ballkanit.

Në një postim në platformën “X”, Osmani theksoi se Vuçiq po tregon se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit, duke synuar të rikthejë sjelljet shkatërruese të së kaluarës, që kanë rezultuar në dhunë dhe humbje jete.

Osmani e krahasoi Vuçiqin me Sllobodan Millosheviqin, duke i referuar politikave të dhunshme dhe propagandës së urrejtjes të përdorura gjatë viteve ’90.

Ajo potencoi se Millosheviqi, përmes veprimeve të tij të dhunshme, shkatërroi jetët e shumë njerëzve, një histori që sipas saj duhet të të kujtojë Vuçiqin në përpjekjet e tij të ngjashme. Presidentja theksoi se historia është e qartë dhe e pamëshirshme: Millosheviqi dështoi dhe edhe Vuçiqi do të hasë të njëjtin fat në përpjekjen e tij për të ringjallur tensionet ushtarake.

Osmani theksoi se Kosova ka zgjedhur rrugën e paqes dhe se do ta mbrojë atë me çdo kusht. Ajo e përshkroi luftën si një mjet të fundit të liderëve që kanë humbur legjitimitetin dhe që nuk janë në gjendje të frymëzojnë me vizion konstruktiv.

Ndryshe nga Vuçiq, Kosova ka përkushtimin për paqen dhe stabilitetin, duke deklaruar se është e angazhuar për të mbrojtur këtë paqe nga çdo kërcënim.

Nga ana tjetër, Vuçiq ka deklaruar se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe ka akuzuar Kosovën se po përpiqet të fitojë mbështetje nga shtetet evropiane dhe NATO në këtë periudhë antesë.

Debati i tanishëm përqendrohet në tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, ku Osmani kërkon një kthim në dialog dhe pajtim, kundrejt qëndrimeve provokuese të Vuçiqit që rrezikojnë stabilitetin rajonal.

ME TE LEXUARAT