Protesta për gjuhën shqipe në Shkup/ Arrestohen 3 studentë shqiptarë
Lajmifundit
/
18 Maj 2026, 18:15
Kosovë&Rajon

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup, ku po zhvillohet protesta për gjuhën shqipe.
Sipas raportimeve tre studentë janë arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut gjatë tubimit. Sipas informacioneve nga terreni, ndalimet kanë ndodhur gjatë marshimit të protestuesve drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në zonë kishte prani të shtuar policore.
Ndërkohë, studentët që ishin nisur nga Tirana për të marrë pjesë në protestë janë ndaluar në kufi dhe më pas janë kthyer në Kumanovë.
Vijon...