Protesta për gjuhën shqipe/ Nis grumbullimi i studentëve në Maqedoninë e Veriut i bashkohen dhe ata nga Kosova

Kosovë&Rajon

Protesta për gjuhën shqipe/ Nis grumbullimi i studentëve në

Ka nisur grumbullimi i studentëve shqiptarë në Maqedoni, në kuadër të protestës për gjuhën shqipe.

Në protestë janë bashkuar edhe studentë shqiptarë nga Kosova, ndërsa një pjesë e studentëve nga Shqipëria nuk kanë arritur të marrin pjesë, pasi janë ndaluar në kufi.

Sipas raportimeve, disa prej të rinjve që ishin nisur drejt Shkupit janë bllokuar nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut, pa dhënë sqarime zyrtare për arsyet e ndalimit.

Protesta pritet të vijojë gjatë ditës me pjesëmarrje të studentëve nga disa qytete të ndryshme.

 

 

ME TE LEXUARAT