Zhvillimet politike në Prishtinë / Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President të Kosovës

Kosovë&Rajon

 

Zhvillimet politike në Prishtinë / Bekim Sejdiu tërhiqet nga

Bekim Sejdiu ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga kandidatura për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke përmendur mungesën e konsensusit parlamentar dhe përfshirjen e procesit në përplasje të brendshme politike.

Sejdiu, i cili ishte propozuar si kandidat konsensual jopartiak pas bisedimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), konfirmoi se i ka njoftuar paraprakisht të dyja subjektet për vendimin e tij.

Përmes një deklarate publike, ai sqaroi se pranimin e kandidaturës e kishte parë vetëm si një përgjegjësi për zhbllokimin e ngërçit institucional dhe zgjidhjen e krizës, pa pasur ambicie politike jashtë veprimtarisë së tij akademike.

Mirëpo, sipas tij, dinamikat e fundit dhe mungesa e votave të mjaftueshme në Kuvend e bënë të pamundur arritjen e këtij synimi.

Sejdiu falënderoi drejtuesit e LDK-së dhe LVV-së për vlerësimin, ndërsa u bëri thirrje forcave politike në Kosovë për maturi dhe dialog me qëllim shmangien e polarizimit të mëtejshëm dhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme.

ME TE LEXUARAT