Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: Presim lirimin! S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

Teksa nesër do të mbahet seanca gjyqësore për kryebashkiakun Erion Veliaj, avokati i tij, Plarent Ndreca, u ndal tek kjo çështje në një studio televizive
Ai u shpreh se nuk ka asnjë provë për Veliajn, teksa shton se Kushtetuesja po i tërheq vëmendjen Gjykatës së Lartë.
“Ne presim atë çfarë Kushtetuesja ka arsyetuar vendimin e fundit. Presim atë që qartësisht është thënë nga kjo gjykatë, e para ishte mandati i tij, rikonfirmimi si kryetari i bashkisë, dhe i dyti ku u shfuqizua vendimi i saj.
Këtë masë ekstreme, masa më ekstreme (dënimi me burg), mandate i dhënë në 2023 nga qytetarët e Tiranës, ajo që presim është lirimi, ose heqja e masës ekstreme, Kushtetuesja ka thënë në këtë arsyetim te Gjykata e Lartë.
Në kushte ku ka një vit që ka përfunduar hetimi, ku ka rënë çdo kriter në vendosjen e masave të sigurisë, Veliaj nuk ka asnjë justifikimin ligjor për ta mbajtur në këtë masë sigurimi, është rasti i vetëm në Shqipëri.
Gjykata ka detyrimin që të marrë në balancë shqyrtim çdo interes kushtetues, drejtimi i Tiranës është i lidhur me parimet kushtuese. Ashtu si e thotë Kushtetuesja, ajo që po ashtu i tërheq vëmendjen Gjykatës së Lartë tashmë ju duhet ta vendosni në balancë të drejtën që ka kryetari i bashkisë. Këtë e thotë edhe Komisioni i Venecias.
Nuk ka asnjë provë, asnjë dyshim, që Veliaj ka intimiduar. Këto nuk janë hipotetike, e thotë Kushtetuesja. Kjo nuk është kriter për Veliajn, por edhe për çdo qytetar të republikës”, u shpreh Ndreca.


