Përplasja me Ramën/ Arjan Konomi tregon pse e larguan nga Top Channel: Më thanë se bullizova Linda Ramën!

Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar sërish lidhur me përplasjen që pati kohë ditë më parë me Edi Ramën, duke deklaruar se pas ngjarjes televizioni i Top Channel e ka pushuar nga puna.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Konomi ka deklaruar se zv. CEO e Top Channel, e njohur si Steliana, e ka telefonuar dhe i ka komunikuar se ishte i pushuar pasi kishte bullizuar një femër, duke iu referuar Linda Ramës,të cilën Konomi e kishte quajtur, nepërkë.
“Steliana, zv. CEO e TCH më mori në tel dhe më tha tekstualisht: ‘Ke bullizuar një femër’, e kishte fjalën për Linda Ramën. E kishte fjalën pse e quajta Linda Ramën si nepërkë. Më tha je imazh i Top Channel, nuk mund të shprehësh bindje politike”, ka deklaruar Konomi, duke shtuar se zv.CEO i kishte thënë se ky vendim kishte ardhur siç deklaron Konomi, se ky i fundit “nuk e mbyllte buçen”
Visualizza questo post su Instagram
Kujtojmë se përplasja mes Konomit dhe Ramës ndodhi në Vuno, gjatë muajit gusht, pasi opinionisti kritikoi parkimin e automjeteve të eskortës së kryeministrit.
Sipas Konomit, ai kishte parë më herët banorë dhe turistë që gjobiteshin për parkim dhe, pasi konstatoi makinat e eskortës së Ramës të parkuara në një zonë ku, sipas tij, nuk lejohej parkimi, nisi ta filmonte situatën dhe i kërkoi kryeministrit llogari.
Situata u tensionua dhe Konomi pretendoi se pjesëtarë të eskortës i morën telefonin, ndërsa më pas u shoqërua në Komisariatin e Himarës. Rama reagoi duke publikuar pamjet e incidentit dhe duke akuzuar Konomin se kishte shqetësuar dhe bullizuar bashkëshorten e tij, Linda Ramën.
Nga ana tjetër, Konomi ka vijuar të kundërshtojë versionin e kryeministrit për ngjarjen. Pikërisht pas këtij episodi, Konomi ka pretenduar se marrëdhënia e tij me Top Channel ndryshoi dhe se iu komunikua largimi nga televizioni, duke e lidhur këtë me përplasjen dhe qëndrimet e tij publike.
.


