Ka gjetur dashurinë pas divorcit? Këngëtarja Maya “hap zemrën”

Këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj ka folur për jetën e saj private gjatë një interviste në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus, duke treguar se aktualisht jeton vetëm me djalin e saj, Jonas, dhe qenushen. E pyetur nëse ka dikë në jetën e saj sentimentale, artistja e bëri të qartë se për momentin nuk ka një partner.
Moderatorja: “A është dikush në jetën tënde tani?”
Maya: “Është Jonas”, u përgjigj këngëtarja, duke iu referuar djalit të saj.
Maya tha se pavarësisht se nuk ka aktualisht një dashuri në kuptimin romantik, ajo mbetet e hapur ndaj mundësisë që në të ardhmen të shfaqet dikush i veçantë në jetën e saj. Për të, dashuria është një ndjenjë që e ka brenda vetes dhe që nuk lidhet domosdoshmërisht me praninë e një partneri.
“Unë jam një njeri i dashur. Dhe kur ke dashuri brenda vetes, ke vend për të marrë dashuri. Kush nuk e do? Por nuk e kam dashurinë në prizmin e një burri. Jonas nuk zë vendin e një dashurie tjetër, por mua më mjafton. Nëse vjen dikush ashtu siç duhet, mirë se të vijë. Nëse vjen, faleminderit Zotit, por edhe nëse nuk vjen, faleminderit për kështu si jam”, u shpreh Maya.
Deklaratat vijnë rreth dy vite pas ndarjes së artistes nga ish-bashkëshorti i saj, një histori që në atë kohë tërhoqi vëmendjen e mediave. Maya kishte deklaruar publikisht se ish-partneri i saj ishte përdorues i alkoolit dhe drogës dhe se ajo kishte bërë përpjekje për ta ndihmuar që të hiqte dorë, por pa rezultat.
Sot, këngëtarja duket se e sheh jetën nga një tjetër perspektivë, duke vendosur në qendër të saj djalin dhe qetësinë personale, ndërsa dashurisë së re i lë derën hapur, por pa e konsideruar si një domosdoshmëri.


