E hëna nis me mot të paqëndrueshëm, i gjithë territori nën ndikimin e reshjeve

Moti

E hëna nis me mot të paqëndrueshëm, i gjithë territori

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.


Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore. Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.


Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon do të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.

ME TE LEXUARAT