“Jemi marrë vesh me të gjatin”- Përgjimet e grupi të “Rrumit”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, nuk mund të jetë Erion Braçe

Politikë

“Jemi marrë vesh me të gjatin”- Përgjimet e grupi

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha u ndal edhe tek përgjimet e grupit të “Rrumit” për çështjen e tjetërsimit të pronave, ku ndër të tjera gjatë bisedave ata thonë se “janë marrë vesh me të gjatin”.

Sipas Sali Berishës “i gjati” eshte kryeministri dhe nuk mund të jetë Erion Braçe.

“Me këtë kod janë dënuar me burgim përjetë dhjetëra që i ka liruar Edi Rama mbrapa. I ka liruar ai i gjati, e dëgjuat të Rumin që thoshte me atë të gjatin jemi marrë vesh.

Kush është ai i gjati? Erion Braçe është ai i gjati? Më thoni pak se mediat heshtën, nuk dolën me tituj: kryeministri në marrëveshje me Rumin. Jo, jo. Kjo është hipokrizi, ky është tmerr.

Është të shfrytëzosh vrasjen e një gjykatësi, të vrasësh për së dyti në këtë mënyrë. Shkoi ai, u fut, ia numëroi sa dha vendimin”, tha Sali Berisha.

 

ME TE LEXUARAT