"Ministren e Shëndetësisë a jua kanë zënë sytë"/ Deputeti Korreshi: Po na hanë minjtë në pediatrinë e Lushnjës

Politikë

"Ministren e Shëndetësisë a jua kanë zënë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, që të japë llogari për një çështje që ai e sjell nga bashkia e Lushnjes.

Me një pamje që e paraqiti nga celulari i tij, Korreshi deklaroi se në pediatrinë e Lushnjës ka minj. Korreshi nënvizoi se, mungesa e ministres Sala po bëhet e vazhdueshme pasi sipas tij kur kërkohen interpelanca, ministrja e Shëndetësisë nuk paraqitet.

“Kisha një pyetje, atë ministren e Shëndetësisë a ju kanë zënë sytë? Doja ti tregoja pamjet e pediatrisë së Lushnjës, po na hanë minjtë. Po lozin minjtë te pediatria. Nuk është ajo godina që do rregullohet. Të vijë ajo ministrja, të lërë ato buzët e kuqe se s’po e sjellim për pilaf. Por bëhet fjalë për fëmijët. Po na hanë minjtë. Sa herë që pyes unë për interpelancë, ajo nuk vjen.", u sh[preh Korreshi.

ME TE LEXUARAT