Në garë përballë Nokës për postin e sekretarit të përgjithshëm, Korreshi: Vendimin e mora sot

Politikë

Në garë përballë Nokës për postin e sekretarit

Me një vendim të minutës së fundit, deputeti Saimir Korreshi u fut në garë përballë Flamur Nokës për sekretarin e përgjithshëm të PD-së.

Pak para se të mblidhej Këshilli Kombëtar, Korreshi u pyet nëse ka patur kohë për të bërë fushatë brenda anëtarëve të Këhsillit. Ai u shpreh se nuk ka nevojë pasi të dy janë figura të njohura nga demokratët, por do jetë në dorën e anëtarëve të Këshillit të votojnë mes dy kandidatëve.

Korreshi: Është vendim i ditës së sotme.

Gazetarët: Vendim i juaji?

Korreshi: Nuk më detyron njeri. Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë.

Gazetarët: Çfarë do bënit nëse do ishit numri 2.

Korreshi: Të mbarojë njëherë votimi.

ME TE LEXUARAT