“Monolog mashtrimesh”/ Berisha kundërshton Ramën: Premtime për dronë, anije dhe samit që nuk pasqyrojnë realitetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të mbushura me premtime të parealizueshme.
Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Partia Demokratike mbështet investimet amerikane në Shqipëri, por sipas tij nuk ka informacion për marrëveshjet konkrete të nënshkruara nga qeveria.
Ai ka komentuar edhe deklaratat e Ramës për ndërtimin e anijeve luftarake në Pashaliman për eksport, si dhe për organizimin e një samiti të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027, duke i quajtur këto si të pabazuara.
Berisha ka përmendur gjithashtu edhe premtimin për prodhimin e dronëve në vend, duke e cilësuar si të vështirë për t’u realizuar në kushtet aktuale.
Ai ka komentuar edhe disa zhvillime të tjera të përmendura nga kryeministri, përfshirë organizimin e një kongresi ndërkombëtar në Shqipëri, duke theksuar se vendi përballet ende me probleme të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit.
Videomesazhi i plotë i kreut të PD, Sali Berisha:
Sot në ritualin e zakonshëm të monologut të mashtrimeve të së dielës, Edi Rama foli për sigurinë energjetike.
Me këtë rast, unë dua të deklaroj se Partia Demokratike mbështet plotësisht investimet amerikane në Shqipëri, ndonëse ajo nuk ka asnjë njohuri për marrëveshjet e firmosura. Sikundër, kjo parti mbështet përpjekjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për diversifikimin e furnizimit me gaz në Europën Juglindore, në Europë dhe më gjerë.
Por në këtë monolog, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se nga Pash Alimani do të ndërtohen anije luftarake për eksport për vende të tjera.
Një gjë e njëjtë lloji me fantazinë e tij se samiti i NATO-s sipas tij do mbahet në 2027-ën në Shqipëri dhe po sipas tij, ky samit do të garantohet dhe sigurohet nga dronë Made in Albania.
Domethënë, Shqipëria do prodhojë dronët më të sofistikuar.
Së fundi, Edi Rama bëri fjalë dhe për një arritje tjetër të madhe, sepse një NGO ka vendosur të mbajë në Shqipëri kongresin e saj vitin e ardhshëm.
Në fakt, sipas tij, kjo është Shoqata Botërore e Juristëve dhe që kongresi do të jetë, do t’i kushtohet ligjit dhe shtetit ligjor.
Një lloj kjo me çmimin e ushqimit që mori Sofo Llazri në një kohë kur shqiptarët ishin bark bosh, xhep bosh dhe dyqane bosh.
Në fakt, në Shqipëri ata vijnë në një vend ku shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies, ku prokuroria është bllokuar tërësisht në përpjekjet e veta në luftën kundër korrupsionit.


