Pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, betohen dy deputetët e rinj në Kuvend
Lajmifundit
/
16 Tetor 2025, 10:38
Politikë
Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku pritet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024.
Në nisje të seancës janë betuar dy deputetët e rinj të PSD.
Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku janë betuar sot si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e Partisë Socialdemokrate në Shkodër pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos.