Rama batuta në Gjermani: Shijet në vendin tonë janë ndryshe, jo si ai lëngu që ju e quani kafe!
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike i flet sot botës nga Gjermania. Rama ka shkëmbyer batuta me të ftuarit e panelit duke vënë në pah edhe shifrat e turistëve që njohën vendin tonë këtë vit.
"Kur mora detyrën në 2013, shifrat ishin krejt ndryshe nga 1990, por shumë më të ulëta me shifrat e sotme… është 12 milionë Zurab nuk është 10. Por edhe po t’i hash këto 2 milionë mbeten 10, që janë sërish shumë”, tha Rama me humor.
Në këtë javë në Berlin bota ftohet të zgjedhë midis Shqipërisë dhe Maldives, Greqisë e Gjermanisë, dhe vendeve të tjera. Kjo është gara e vetme ku ekipi gjerman nuk nis si favorit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Deri pak vite më parë numrin i gjermanëve që vinin në vendin tonë si turistë, shkonte në 100 mijë dhe vitin e kaluar shkuan në 400 mijë, por duam më shumë sepse janë ndër turistët më të mirë, nuk janë vetëm punëtorë shumë të mirë, por dhe pushuesit më të mirë në botë, jo sepse janë më shumë në kuptimin e shifrave, por sepse qëndrojnë më shumë ditë.
I duam sepse pijnë dhe shumë birrë e hanë shumë kur na vizitojnë, edhe nëse ka më shumë për të ngrenë në Gjermaninë, shijet në Shqipëri janë krejt ndryshe. Le ta nisim me kafen…. atë lëngun që e quani kafe, dhe më besoni se ky është krahasimi më pak i dhimbshëm që mund të bëj”, tha Rama.