Rama nga Shkodra: Pagën mesatare të mësuesve do ta çojmë në 1250 euro!

Politikë

Rama nga Shkodra: Pagën mesatare të mësuesve do ta

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projektit për rindërtimin e shkollës “Ismail Qemali”, në Shkodër, duke thënë se do të jetë një nga më të bukurat.

Rama foli edhe për fazën e pajisjes së shkollave me laboratorë inteligjentë, duke thënë se deri më tani janë 300, por aspirojnë të shkojnë në 900.

“Jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë. Deri më tani janë rreth 300, do të shkojnë në 900 në total”, tha ai.

Kreu i qeverisë gjithashtu foli edhe për mësuesit, duke thënë se qeveria ka ambicie që pagën e tyre mesatare, ta çojë në 1250 euro.

“Dua t’u them se as nuk diskutohet se përtej gjitha mureve që rindërtojmë, hapësirave që krijojmë apo pajisjeve të fjalës së fundit që marrim, shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri. Ju siguroj se pavarësisht faktit që kemi rritur në mënyrë të ndjeshme vëmendjen ndaj mësuesve, kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në aspektin e sigurisë së vendit të punës.

Kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuese të bëhet në mënyrë meritokratike dhe pavarësisht se i kemi rritur ndjeshëm pagat e mësuesve.

Jam vetëdijshëm që duhet më shumë dhe ambicia jonë është që paga në mesataren e vetë të shkojë në 1250 euro. Besoj se është plotësisht e arritshme me të gjitha mundësitë që na jep rritja e qëndrueshme ekonomike”, tha ai.

ME TE LEXUARAT