“4000-5000 euro fitim”/ Ish banori i BBVIP tregon se ka punuar duke bërë video p*rno

Showbiz

“4000-5000 euro fitim”/ Ish banori i BBVIP tregon se ka punuar duke

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Angelo Haruni, ka lënë pa fjalë publikun me një rrëfim të papritur dhe pa filtra për të kaluarën e tij.

Gjatë një interviste, kur është pyetur për punën më të çuditshme që ka bërë ndonjëherë, ai nuk ka hezituar të pranojë hapur se ka qenë i përfshirë në krijimin e videove intime me pagesë.

Angelo ka sqaruar se e vërteta është pikërisht ashtu siç e ka thënë: “Mua më kanë pyetur se cila është puna më e çuditshme që mund të kesh bërë dhe unë jam përgjigjur p*rno. Po, e kam bërë”.

Ai ka zbuluar se kjo ngjarje ka ndodhur rreth një dekadë më parë, në bashkëpunim me partneren e tij të asaj kohe:

“Kisha një shoqe me të cilën vendosëm që ta ndërmerrnim këtë si iniciativë, një të dashur”. Për të ruajtur identitetin dhe privatësinë e tyre, ata kishin zgjedhur një metodë specifike xhirimi, duke u kujdesur të mos identifikoheshin: “…e provuam por pa fytyrat tona sigurisht”, ose siç thekson ai më tej, “me kamera dhe jo me maskë, por pa kokë”.

Por sa fituan ata nga kjo eksperiencë e shkurtër? Ish-banori i BBVIP ka ndarë me publikun edhe shifrat konkrete, duke treguar se llogaria e tyre rezultoi mjaft fitimprurëse për aq kohë sa e mbajtën hapur.

“Për 3-4 muaj që llogaria ka qenë aktive unë kam bërë 4000-5000 euro. Që para shumë kohësh ishte një shumë e konsiderueshme, paga mesatare ishte 450-500 euro”./BBVA5

ME TE LEXUARAT