A është ende në një lidhje me Sarah Berishën? Kjo deklaratë e Dj Pm na konfuzoi pak

Showbiz

A është ende në një lidhje me Sarah Berishën? Kjo

I ftuar në “Vibin” në Andale Media, Dj Pm foli për jetën e tij romantike, për të cilën gjithmonë është treguar shumë privat.

Pa e përmendur në asnjë moment emrin e Sarah Berishës – me të cilën krijoi një lidhje gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” dhe deri më tani nuk kanë folur për një ndarje (pavarësisht aludimeve) – Pm pranoi edhe një herë se nuk i pëlqen ekspozimi i jetës së tij sentimentale publikisht në rrjete sociale:

“Unë jam pak më i tërhequr prej vëmendjes, [ekspozimit të] lidhjes nëpër rrjetet sociale. Nuk e preferoj shumë atë pjesë për të dalë, për të bërë… por jam shumë mirë. Në fakt jam tepër mirë.”

Nuk është e qartë nëse “tepër mirë” nënkupton “e kam një partnere dhe jam i lumtur” (dhe nëse ajo është Sarah) apo “jam beqar dhe po aq i lumtur”.

Pm theksoi gjithashtu se preferon t’i mbajë marrëdhëniet e tij private për shkak se nuk dëshiron që çdo gjë të publikohet ose të interpretohet nga njerëzit. Kur u pyet nëse preferon një lidhje private apo publike, ai u përgjigj qartë:

“Private! Në fakt, shumë private. 100% private.”

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Pm dhe Sarah vazhduan të shfaqeshin bashkë në evente, udhëtime dhe rrjete sociale, por gjithmonë me rezerva.

Megjithatë, gjatë muajve të fundit dhe në verë të vitit 2025 u vu re se dyshja nuk po e postonin më njëri-tjetrin, gjë që solli aludime për një ndarje.

Vlen për t’u thënë se pavarësisht këtyre spekulimeve, ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram dhe të pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit, gjë që lë të hapur mundësinë që marrëdhënia po vazhdon, thjesht plotësisht larg vëmendjes publike.

Ky qëndrim është në vijim të mënyrës se si Dj Pm gjithmonë ka trajtuar jetën e tij sentimentale: me rezervë dhe shfaqje minimale.

Edhe pse ai nuk konfirmoi ndonjë ndryshim konkret në statusin e marrëdhënies me Sarah Berishën, gjestet si ndjekja dhe pëlqimi i postimeve të njëri-tjetrit tregojnë një formë komunikimi mes të dyve/ORA

ME TE LEXUARAT