“Aktori i njohur në qendër të skandalit , dhunon fqinjin para fëmijëve, videoja ndez rrjetin

Aktori i njohur i serialit “Reacher”, Alan Ritchson, është përfshirë në një sherr të dhunshëm me një fqinj të tij në Nashville, duke shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal dhe në rrjetet sociale. Ngjarja është filmuar dhe videoja po qarkullon gjerësisht online.
Mediat amerikane shkruajnë se, konflikti nisi pasi fqinjit, i identifikuar si Ronnie Taylor, u ankua për mënyrën e drejtimit të motorit nga aktori në lagje, duke e cilësuar të rrezikshme dhe shqetësuese për banorët. Situata u tensionua fillimisht me shkëmbim fjalësh dhe gjestesh, ndërsa të nesërmen u përshkallëzua në përplasje fizike.
???? FULL FOOTAGE: Alan Ritchson star actor in Reacher seen in a video allegedly beating up his neighbor pic.twitter.com/xY6t6VjFTI
— Ally Brawls (@allybrawls) March 24, 2026
Në videon e publikuar, shihet momenti kur Taylor përpiqet të ndalojë Ritchson dhe fëmijët e tij, të cilët po lëviznin me motorë. Aktori humb ekuilibrin dhe bie, ndërsa më pas debati mes tyre intensifikohet. Në një moment, fqinjit duket se e shtyn, çka çon në reagimin e menjëhershëm të aktorit.
Pamjet tregojnë se Ritchson e rrëzon Taylor në tokë dhe e godet me grushte dhe shkelma, ndërkohë që fëmijët e tij ndodhen pranë dhe e shohin ngjarjen. Fqinji pretendon se ka marrë disa goditje dhe ka pësuar lëndime, edhe pse nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Autoritetet kanë konfirmuar se kanë nisur një hetim për incidentin, por deri tani nuk është kryer asnjë arrestim. Nga ana tjetër, burime pranë aktorit pretendojnë se ai ka reaguar në vetëmbrojtje pasi është provokuar dhe sulmuar fillimisht nga fqinjit.
Pas ngjarjes, aktori ka tërhequr vëmendje edhe me një postim në rrjetet sociale, ku ka cituar një shprehje të Napoleon Bonaparte: “Mos e ndërprit kurrë armikun kur është duke bërë gabim”, duke nxitur më tej diskutime mbi incidentin.


